Vendosni fjalën kyçe....

“Doja vetëm të respektoja vendasit”- Ish-zëvendëskryeministri australian përfundon në spital pasi konsumoi pijen tradicionale


Ish-zëvendëskryeministri i Australisë Michael McCormack është sëmurë dhe ka vjellë gjatë një turneu diplomatik në rajonin e Paqësorit.

Kjo pasi ka pirë një tas të tërë me një pije tradicionale joalkolike, të quajtur “sakau”. Ai nuk mund ta shijonte pijen tradicionale dhe iu desh të ndihmohej për të shkuar në makinën e tij përpara se të dërgohej në spital ku u trajtua për dehidrim.

Pas incidentit, McCormack tha se e kishte pirë pijen për të respektuar traditën e vendasve.

“Në një përpjekje për të treguar respektin tim ndaj traditave vendase, piva të gjithë tasin me sakau. Ndihem shumë më mirë tani dhe ka qenë një shans i madh për t’u lidhur me familjen tonë të Paqësorit.”– tha ai sipas medieve australiane.

Videoja e filmuar gjatë këtij incidenti, tregon ish-zëvendëskryeministrin me duart mbi kokë. Më vonë i sjellin një kovë për të vjellë.

Në Mikronezi, ku McCormack ishte në një turne diplomatik pija sakau është shumë më e fortë dhe duhet të pihet vetëm pak dhe më pas t’i kalojë personit tjetër sipas rendit të rëndësisë. Por ai e piu të gjithë tasin për vete.