Kaos në derbin e Australisë mes Melburn City dhe Melburn Victory. Sipas Abc.net, tifozët hynë në fushë dhe filluan të shkaktonin trazira në minutën e 22-të.
Duket se kjo gjë ka ardhur në formë proteste nga tifozët të cilët kanë ngelur të zhgënjyer nga fakti që federata vendosi që të tre finalet e mëdha në Australi t’i luante në Sidnei.
Të dy grupet e tifozëve kishin hedhur fishekzjarrë në fushë, por situata u përshkallëzua kur një flakë u duk se goditi një operator të “Channel 10”.
Melbourne derby chaos, City keeper Tom Glover attacked with a bin pic.twitter.com/vw0yy9yqhn
— James Dart (@James_Dart) December 17, 2022
Më pas një kovë metalike kapi edhe portierin e Sitit, Tomas Glover, që mbeti i gjakosur në kokë. Ai pati nevojë për ndihmë mjekësore.
Glover është nxjerrë me nxitim nga fusha për t’u mjekuar, ndërsa ndeshja është ndërprerë pasi punonjësit e sigurisë kanë tentuar të largojnë shikuesit nga zona e lojës.