Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Rusia mund të nisë më shumë sulme të rënda


Rusia ka mjaft raketa për të kryer edhe më shumë sulme të rënda kundër Ukrainës, por ukrainasit do të rezistojnë. Kështu thotë Presidenti Volodymyr Zelensky.

Sipas tij, inxhinierët po vazhdojnë punën për të rivendosur energjinë elektrike nëpër shtëpi, spitale dhe infrastrukturë pas valës së nëntë të sulmeve ruse të premten.

Sulmet kanë shënjestruar infrastrukturën civile, pasi temperaturat bien nën zero në shumë rajone.

Siç shkruan BBC, Kievi e ka akuzuar Moskën për përdorimin e dimrit si armë.

Kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitschko tha se pjesë të kryeqytetit ukrainas mbetën pa energji dhe ngrohje të shtunën. Por furnizimet me ujë tani janë restauruar plotësisht në qytet.

Energjia është rikthyer në qytetin e dytë të vendit, Kharkiv, pasi mbeti pa energji elektrike për orë të tëra pas sulmeve të së premtes që synuan stacionet e energjisë në të gjithë vendin.

Zyrtarët lokalë thanë se deri në nëntë objekte energjetike u goditën pasi forcat ruse hodhën 76 raketa dhe kryen sulme me dron.

Kryetari i bashkisë së Kharkiv tha se qyteti pësoi dëme “kolosale“.