Argjentina është kampione e Botës.
Finalja u vendos nga penalltitë pasi 120 mintutat përfunduan në barazim 3-3.
Golat gjatë minutës së rregullt u shënuan nga Messi (23’, 109), Di Maria (36’), Mbappe (80’, 81’, 118’).
Nga pika e bardhë e penalltive lojtarët e Argjentinës u treguan më të saktë duke i dhënë Kupën e tretë në historinë e futbollit.
Për francezët gaboi nga pika e bardhë Coman dhe Tchouameni, ndërsa argjentinasit nuk gabuan në asnjë penallti të gjuajtur duke bërë të mundur fitoren e kupës së botës.
Për Argjentinën kjo kupë vjen që nga viti 1986. Ndërsa Franca e fitoi në vitin 2018 për herë të fundit.
Pas sfidës u dhanë edhe çmimet personale për disa lojtarë në disiplina të ndryshme
Portieri më i mirë i Botërorit rezultoi ai i i argjentinasve, Emiliano Martinez, ndërsa lojtari i ri më i mirë i Botërorit u shpall 21-vjeçari Enzo Fernandez.
Këpuca e Artë e Botërorit i takoi francezit Kylian Mbappe, me 8 gola. Tani ai numëron 12 gola të shënuar në 2 botërorë, duke qenë vetëm 4 gola larg rekordit të 16 golave të shënuar nga Miroslav Klose.
Lojtari më i mirë i këtij kompeticioni u kurorëzua Leo Messi.