Dhjetëra serbë janë mbledhur në anën serbe të kufirit me Kosovën, pranë pikës kufitare të Jarinjës. Protesta është thirrur nga dega në Serbi e grupit paramilitary rus, ‘Wagner’. Forca të shumta
të KFOR-it janë grumbulluar në anën tjetër të kufirit, brenda territorit të Kosovës, shkruan Koha. Po kështu në zonë është vendosur një pengese me tela me gjemba.
Protestuesit e mbledhur në anën serbe të kufirit dëgjohen duke kënduar këngë kundër Kosovës ndërsa thërrasin ‘Kosova është zemra e Serbisë’ duke djegur një pankartë ku shkruhet ‘Marrëveshja e Brukselit’.
Ndër organizatorët e protestës është Damjan Knezheviq, një serb që ka lidhje me grupin paramilitar rus ‘Wagner’, raporton ‘The Geopost, që citohet nga Koha.