Vendosni fjalën kyçe....

Hoxha: PD në krah të partnerëve kundër amnistisë fiskale të Ramës, legalizon lekët e drogës


Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD, njëherazi kandidati për Bashkinë e Vorës për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, Indrit Hoxha, deklaroi se kryeministri Rama në Ditën e Diasporës nuk tha asnjë fjalë për votën e diasporës apo largimin e qindra mijëra shqiptarëve.

Hoxha tha se ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka detyruar Kuvendin që të plotësojë kuadrin ligjor për të mundësuar votën e emigrantëve shqiptarë, Rama nuk ka tha asgjë sot në Ditën e Diasporës.

Ai shtoi më tej se në ditën e diasporës, kryeministri Rama nuk paraqiti asnjë plan apo politikë për kthimin në vend të qindra mijëra shqiptarëve, teksa nga vendi janë larguar në 6 vitet e fundit mbi 744 mijë shqiptarë.

Në vend të kësaj, shkruan më tej Hoxha, Rama foli sot për amnistinë fiskale për të legalizuar lekët e drogës dhe korrupsionit.

“Sot ne diten kombetare te Diaspores,Edi Rama nuk tha asnje fjale per voten e diaspores ku sipas kerkese ne Gjykate Kushtetuese te organizates “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” gjykata Kushtetuese detyron kuvendin qe te plotesoje kuadrin ligjor qe disapora te kete te drejten e saj legjitime te votoje. Sot ne diten kombetare te diaspores Edi Rama nuk paraqiti asnje plan apo politike per rikthimin e bashkatdhetareve tane ku vetem ne 6 vitet e fundit jane larguar 744 mije shqiptar! Sot ai foli per amnistine fiskale,ku nepermjet ketij ligji kerkon te legalizoje parate e droges dhe korrupsionit! Qendrimi i Partise Demokratike ka qene dhe eshte shume e qarte ne krah te partnereve tane nderkombetar kunder legalizimit te parave te droges ne Shqiperi!”