Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do e bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, bashkësia ndërkombëtare do e kuptojë


Kryeministri Rama ka deklaruar sot se amnistia fiskale e paralajmëruar nga qeveria do bëhet me çdo kusht dhe se BE-ja e SHBA-ja do e mirëkuptojnë.

Ai e bëri pohimin në mbledhjen vjetore të Këshillit Bashkërendues në Ditën e Diasporës.

Rama tha se për sa kohë diçka të tillë e bën Italia çdo trevjet, Shqipëria nuk ka pse të mos e bëjë teksa vlerësoi shqiptarët që punojnë e jetonë jashtë vendit për sakrificat e tyre.

“Ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me cdo kusht. Edhe bashkësia ndërkombëtare dhe BE do ta kuptojë. Për sa kohë e bën Italia një herë në tre vite, skemi pse mos e bëjmë. Nuk kemi pse të privohemi se jemi të vegjël dhe na paragjykojnë përtej çdo logjike. Është e rëndësishme për emigrantët dhe gjithë shqiptarët se është fenomen masiv i prodhuar nga sakrificat e jashtëzakonshme dhe një sasi pune e kryer në zonën informale të ekonomisë në vendet e zhvilluara që po ti mbledhen të gjitha orët që shqiptarët i kanë falur me djersë e gjak ekonomisë informale në vendet e zhvilluara atëherë do na rezultonte një volum skallavërie i paimagjinueshëm. Sot shqiptarët si komb janë shumë më të ditur e të aftë prej emigracionit.” – tha Rama.

Ai shtoi më tej se aministia fiskale do mundësojë e garantojë formalizimin e të ardhurave të shqiptrarëve në diasporë, që janë frut i punës dhe djersës së tyre prej vitesh në vendet ku jetojnë e punojnë.

“Ne e kemi bërë me dije se kemi të gjithë dëshirën dhe vullnetin për ta realizuar amnistinë fiskale për të garantuar formalizimin e të gjitha të ardhurave të shqiptarëve në diasporë. E dimë shumë mirë, e dinë dhe autoritetet e vendeve ku shqiptarët prej dekadash japin kontribut që ekonomia informale nuk është territor i vendeve në zhvillim por ekziston dhe në vendet e zhvilluara. Shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që e dimë shumë mirë. Shqiptarët kanë dëshmuar se janë punëtor të jashtëzakonshme. Kanë bërë 2 apo 3 punë. Ia kanë dalë në vende ku nuk janë. Kemi dëshmi të panumërta dhe raste që përforcojnë të gjithë arsyet për ta bërë këtë hap i cili ka qenë dashur të bëhet prej shumë kohësh, është tentuar nga qeveritë e mëparshme por ka ngecur si rezultat i presioneve dhe mungesës së dëshirës për të kuptuar pse-në e kësaj lëvizje të rëndësishme.” – tha Rama.

Projektligji në fjalë është kundërshtuar ngë zyrtarëtg e BE-së dhe institucioneve të ndryshme evropiane e ndërkombëtare sipas të cilave, kjo do mundësonte aministinë e parave të grupeve kriminale.