Vendosni fjalën kyçe....

‘Rimarrja’ e Krimesë ka nisur – Zelensky


Ukrainasit tani janë psikologjikisht gati për të rimarrë gadishullin e Krimesë nga Rusia me forcë, i tha presidenti Vladimir Zelensky medias franceze TF1 në një intervistë të dielën.

‘Rimarrja’ i Krimesë supozohet se ka filluar tashmë në kokat e ukrainasve, pohoi presidenti, duke lënë të kuptohet se ai mund të vizitojë gadishullin që do jetë i çliruar që në vitin 2023.

“Vetë operacioni nuk ka filluar ende.” – tha Zelensky, kur u pyet për planet e Kievit për Krimenë.

“Kur të fillojë, ju patjetër do dëgjoni për të.” – shtoi ai për TF1, duke theksuar se ai personalisht beson se ‘rimarrja e Krimesë ka filluar në kokat e njerëzve dhe kjo është shumë e rëndësishme’.

Sipas Zelenskyt, nuk mjafton që Kievi të deklarojë vazhdimisht se gadishulli është pjesë e territorit ukrainas. Ukraina duhet të jetë e gatshme ta rimarrë atë me forcë, tha ai, duke shtuar se Rusia vështirë se do hiqte dorë prej saj.

“Dikush duhet të jetë gati dhe të shkojë në Krime.” – tha Zelensky.

“Askush nuk do e dorëzojë Krimenë pa ndonjë arsye të veçantë. Rimarrja gjithmonë fillon me popullin, me vullnetin dhe gatishmërinë e tij. Unë besoj se fillimi është bërë.” – shpjegoi presidenti.

Zelensky nuk dha asnjë hollësi në lidhje me kohën e operacionit të supozuar, por tha se ai ‘e do Krimenë’ dhe do të ishte ‘i lumtur të shkonte në Krimenë e çliruar’, duke shtuar se do ishte mirë të shkonte atje gjatë verës 2023.