Vendosni fjalën kyçe....

Rusia: Situata në veri të Kosovës u përshkallëzua pas Samitit të BE-së në Tiranë


Rusia po pretendon se përkeqësimi i situatës në Veriun e Kosovës ka nisur pas samitit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse ka shkruar në Telegram se në BE-ja pranoi dokumentin e Tiranës ku konfirmohej edhe aspirata  e Kosovës për t’u integruar në BE.

“Pakkush i kushtoi vëmendje faktit se acarimi i fundit i situatës në Kosovë ndodhi menjëherë pasi BE-ja mbajti një samit ku përfshiheshin vendet e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri. Domethënë si dukej: më 6 dhjetor, Bashkimi Evropian mban një samit në Shqipëri. Pranon dokumentin e Deklaratës së Tiranës, i cili mbështet aspiratat e “Ballkanit Perëndimor” për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Për më tepër, në një paragraf të veçantë të deklaratës nga Tirana, thuhet se Kosova (si dhe Serbia) janë ‘në rrugën evropiane’”, ka shkruar Zaharova.

“Procesi politik ka filluar. Rreziku i përshkallëzimit dhe konfrontimit të armatosur në pjesën veriore të rajonit është në rritje. Pra, në vend të perspektivës evropiane, Kosova do të ketë një perspektivë krejtësisht tjetër”, ka theksuar Zaharova.

“Kjo është tradhti që në fillim. Si një dasmë që fillon me tradhti”, ka përfunduar Zaharova.