Uashingtoni dyshohet se ka kërkuar të ndalojë Kievin nga përpjekjet për të vrarë shefin e shtabit rus, Gjeneralin Valery Gerasimov, tha të shtunën New York Times (NYT), në një raport bazuar në ‘planet e fshehta të betejës, përgjimet dhe intervistat’, si dhe disa zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.
Sipas raportit, SHBA-të mësuan për planet e supozuara të Gerasimov për të vizituar vijat e frontit në fund të prillit në mes të konfliktit midis Moskës dhe Kievit. Zyrtarët amerikanë më pas vendosën të mos e ndanin informacionin me Ukrainën nga frika se Kievi mund ta përdorte atë për të tentuar të vriste gjeneralin, duke shkaktuar potencialisht një konflikt mes SHBA-së e Rusisë, shtoi NYT.
Ushtria ukrainase thuhet se mori informacionin në lidhje me planet e Gerasimov gjithsesi, duke bërë që zyrtarët amerikanë të kontaktojnë me ukrainasit dhe t’u kërkojnë atyre të anulojnë një sulm ndaj gjeneralit rus, tha media. Kërkesa u paraqit pas këshillimeve me Shtëpinë e Bardhë, tha NYT.
“Ne u thamë atyre që të mos e bëjnë këtë”, tha një zyrtar i lartë amerikan për gazetën.
“Ne thamë, kjo është e tepërt.”
Ushtria ukrainase megjithatë e sulmoi ndaj astij që besonin se ishte pozicioni i gjeneralit Gerasimov, ndonëse ai nuk u rrezikua.
Rusia nuk e ka konfirmuar kurrë zyrtarisht vizitën e Gerasimov në prill të vijës së frontit. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, shefi i shtabit vizitoi trupat ruse në Ukrainë në fillim të korrikut. Vizita e tij erdhi një javë pasi ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu udhëtoi gjithashtu në vijën e frontit.
Në fillim të majit, NYT publikoi një raport mbi një sulm të supozuar ukrainas që synonte Gerasimov një javë më parë. Sulmi thuhet se kishte humbur objektivin, por dyshohet se mori jetën e rreth 200 ushtarëve, duke përfshirë të paktën një gjeneral, raportoi gazeta në atë kohë, duke cituar një zyrtar anonim ukrainas. Moska kurrë nuk konfirmoi asnjë nga këto pretendime.