Vendosni fjalën kyçe....

137 kg kokainë nga Ekuadori/ SPAK kërkon 19 vite burg për Gentian Malindin


Prokuroria e Posaçme kërkon 19 vite burg për Gentian Malindin, i cili akuzohet si porositës i 137 kokainës e cila mbërriti nga Ekuadori në Durrës në vitin 2019.

Sipas News 24, për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim ulet në 12 vjet e 8 muaj.

Gentian Malindi akuzohet se ka porositur 137 kg kokainë e cila u kap në Portin e Durrësit. 46-vjeçari u arrestua në qytetin e Vlorës më 27 tetor të këtij viti.

Kokaina u pikas nga policia greke, e cila ka bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut. Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.