Elon Musk ka bërë një tjetër sondazh në “Twitter”, ku pyet nëse duhet të vazhdojë të drejtojë rrjetin social apo jo.
Dhe sondazhi përfundoi me 57.5% që votuan po, 42.5% jo.
Should I step down as head of Twitter? I will abide by the results of this poll.
— Elon Musk (@elonmusk) December 18, 2022
Musk kishte thënë se do t’i përmbahej rezultateve të sondazhit, i cili filloi të dielën në mbrëmje. Por mesiguri nuk e priste përgjigjen që mori mbrapsht.
Pas këtij sondazhi, Musk bëri një tjetër postim ku u thotë ndjekësve: “Siç thotë shprehja, kini kujdes se çfarë dëshironi, pasi mund ta merrni.”
Elon Musk, i cili gjithashtu drejton Tesla-n dhe Space X, është përballur me shumë kritika që kur përfundoi marrëveshjen për blerjen e Twitter-it pas një beteje të gjatë ligjore.