Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Athinë, kush janë dy shqiptarët që u ekzekutuan në mes të lokalit mbrëmjen e kaluar


Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja janë dy shqiptarët që u ekzekutuan në një kafene në Athinë, Greqi.

Sipas medias greke newsit.gr, “objektivi” i ekzekutimit mafioz ka qenë 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, i cili është qëlluar me 5 plumba në kokë. Ai njihet nga autoritetet pasi ishte dënuar për kontrabandë, drogë dhe grabitje. 41-vjeçari ishte jashtë burgut në kushte shtrënguese, ndërsa autoritetet nuk i gjetën armë.

Kreshnik Çerçizaj

 

Çerçizaj ishte në tavolinë së bashku me 44-vjeçarin Armando Ogranaja, i cili gjithashtu nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ogranaja nuk ishte i njohur për autoritetet dhe mediet greke shkruajnë për të se “mesa duket bëhet fjalë për një ‘humbje kolaterale’.”  44-vjeçari ka pësuar lëndime në gjoks dhe stomak, stomak, u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Armando Ogranaja

 

Një plumb thuhet se e ka marrë në këmbën e majtë, edhe një grua 35-vjeçare, e cila ishte ulur me motrën e saj në tavolinën ngjitur.

Momenti është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë, ku klientët nën panik vrapojnë të shpëtojnë pas të shtënave me armë.

Në fotot e publikuara nga mediat greke, Çerçizaj shihet në dyshemenë e lokalit i mbuluar nga gjaku.