Analisti Baton Haxhiu, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’, se as 1 për qind e popullit të Kosovës nuk ka luftuar kundër Serbisë.
Baton Haxhiu u shpreh se shumica kanë dezertuar dhe kanë shkuar drejt Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
“Kam qenë kundërshtari më i madh i Gjykatës Speciale. S’ka pas guxim për ta kundërshtuar. Kryeqyteti jem nuk e ka shkrep asnjë plumb për luftën.
Vetëm 0.8 për qind ka luftuar në krejt Kosovën. Për me mbrojt UÇK-në është dasht me pas këllqe.
Më pak se 1 për qind e shqiptarëve të Kosovës kanë luftuar kundër serbëve. Kanë dezertuar. 1.2 milionë kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.“-tha Haxhiu.