Vendosni fjalën kyçe....

BE vendos çmimin tavan të gazit pas shumë debatesh politike


Pas muajsh grindjesh politike që kanë parë një sërë projekt-propozimesh marramendëse, letra të përbashkëta, takime urgjente dhe deklarata gjithnjë e më të acaruara, Bashkimi Evropian miratoi të hënën çmimin tavan të gazit.

Ministrat e BE-së arritën një marrëveshje mbi kufirin gjatë Këshillit të fundit të Energjisë të vitit në Bruksel.

“Një tjetër mision i pamundur u përmbush,” u tha gazetarëve ministri çek i Tregtisë Jozef Síkela.

“Të pajtoheshim sot nuk ishte vetëm detyrimi ynë,” tha ai. “Më e rëndësishmja ishte detyra jonë ndaj qytetarëve dhe bizneseve tona që prisnin që ne të vepronim.

Masa e paprecedentë ka për qëllim frenimin e çmimeve të energjisë ndërsa blloku po largohet nga një krizë e përkeqësuar nga vendimi i Rusisë për të ndaluar furnizimin e BE-së me lëndë djegëse fosile për t’u hakmarrë ndaj sanksioneve për luftën e saj në Ukrainë.

Kufiri, siç është miratuar nga ministrat, do të aktivizohet kur çmimi i gazit të arrijë në 180 euro për megavat-orë gjatë të paktën tre ditësh tregtimi radhazi.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga propozimi fillestar i Komisionit Evropian i cili planifikonte që kufiri të aktivizohej kur çmimi i gazit të arrijë në 275 €/MWh për 10 ditë rresht.

Çmimet u tregtuan javën e kaluar në rreth 135 € për megavat-orë.