Vendosni fjalën kyçe....

Goxhaj: Alibeaj dhe Balla do votojnë avokatin e inceneratorëve si Avokat të Popullit


Kandidati për Avokat i Popullit, Altin Goxhaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet i sigurt se deputetët e opozitës së krahut të Enkelejd Alibeajt dhe shumica socialiste do zgjedhin Ledio Brahon si Avokat të Popullit.

Goxhajt e cilëson Brahon edhe si avokat të inceneratorëve duke paguar një faturë pagese nga kompanitë për zyrtarin e PD-së.

Seanca parlamentare për zgedhjen e Avokatit të Popullit është përcatkuar të zhvillohen më datën 21 dhjetor.

Aliballa dhe deputetët e Lulit, pasnesër ju ofrojnë avokatin e incineratorëve si avokat populli

Nga Avokati Altin Goxhaj, kandidat për Avokatin e Popullit

Enkelejd Alibeaj + Taulant Balla = ALIBALLAT pasnesër votojnë Avokatin e Iceneratorëve Z. Ledio Braho që të bëjë edhe Avokatin e Popullit të Iceneratorëve!

Meritat e kandidatëve të Alibeajt, Bashës dhe Bardhi janë mbrojtja që i bëhet deputetëve (si Salianjin) të tyre dhe jo mbrojtja e Popullit dhe dhjetëra demokratëve nga Veriu në Jug siç kemi bërë ne falas përgjatë 1 dekade nëpër komisariate, prokurori dhe gjykata!

Por kandidimi për Avokat i Popullit nuk është punë shpërblimi merite, por mbrojtje të Popullit të pambrojtur, të nëpërkëmbur dhe vrarë nga represioni i Diktaturës Policore dhe që të gjithë e dinë që askush nuk mund ta bëjë sa unë!

Arsyeja se pse deputetët e Opozitës duhet të votojnë emrin tim është pikërisht mënyra se si përballem unë me regjimin si e vetmja mënyrë për të mbrojtur ata që i votojnë këta tradhtarë që po shesin të gjithë votuesit e tyre tek Taulant Balla, që të braktisen në qeli dhe komisariate”-shkruan Goxhaj.