IKMT-ja e shoqëruar nga policia ka mësyrë që në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘Myslym Keta’ në Kombinat për të prishur pallatin 4.
Policia ja rrethuar zonën për të mos lejuar afrimin e banorëve, që e kanë kundërshtuar prishjen e tij. Prishja e pallatit është bërë objekt përplasjeje mes banorëve e Bashkisë Tiranë.
Pak ditë më parë kjo e fundit shkoi te pallati në fjalë duke ndërprerë ujin e energjinë elektrike. Sipas bashkisë, banorëve që u prishet shtëpia këtu do shkojnë të jetojnë te pallatet në zonën e 5 Majit.
Sot pritej vendimi i gjykatës për shembjen e pallatit megjithatë IKMT-ja e ka nisur punën që në orët e para të mëngjesit.
Forca të shumta të policisë shkuan në zonën ku po bëhet prishja që në orën 4 të mëngjesit për të nxjerrë banorët nga shtëpitë. Një pjesë e tyre kanë pohuar se u kanë mbetur sendet e pajisje të ndryshme brenda.