Vendosni fjalën kyçe....

Reshje rekord bore në kryqytetin  rus, kaos në rrugë, anulohen fluturimet (Video)


Reshjet rekord të borës kanë paralizuar trafikun dhe kanë ndërprerë fluturimet në kryeqytetin rus të dielën.

Moska u mbulua me 33 deri në 38 centimetra borë, ka raportuar qendra e motit Fobos. Është reshja më e madhe e dëborës e regjistruar në qytet për këtë ditë të vitit, tha Fobos, duke shtuar se moti i tillë zakonisht godet Moskën në shkurt.

Roman Vilfand, kreu i shërbimit kombëtar meteorologjik të Rusisë, tha të shtunën se moti ishte në rrugën e duhur për të thyer rekordin e vendosur në vitin 1941, kur deri në 34 centimetra dëborë u grumbulluan në kryeqytet.

 

Më shumë se 100 fluturime janë vonuar ose anuluar në aeroportet Domodedovo, Sheremetyevo dhe Vnukovo të qytetit, sipas raporteve të mediave lokale.

Moti i pafavorshëm paralizoi trafikun në qytet. Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë se udhëtarët detyrohen të ecin në këmbë pasi autobusët kanë ngecur në rrugët e mbuluara me borë. Disa u panë duke u përpjekur të shtyjnë autobusët në një përpjekje për t’i çliruar ata nga dëbora.

Zyrtarët e qytetit kanë vendosur rreth 120 mijë punëtorë për të pastruar rrugët dhe buldozerët janë përdorur për të pastruar lagjet më të prekura. Sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti, punëtorët që po pastronin çatitë i mbuluan makinat me dyshekë të trashë për t’i mbrojtur ato nga rënia e akullit dhe copave të borës.