Vendosni fjalën kyçe....

“Shtëpinë do ta merrni po do paguani kredi të butë”, reagon Rama: Lajm i rremë sy për sy


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë fotot e titrave të një lajmi të fundit që sipas tij është i rremë.

Në titra shkruhet se Rama gjatë dhënies së shtëpive në Baldushk ka thënë se “shtëpinë do ta merrni po do paguani një kredi të butë”.

Rama e ka përgënjeshtruar këtë lajm duke thënë se në Shqipëri shtëpitë janë ndërtuar dhe do rindërtohen falas për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti i tre viteve më parë.

“LAJM I RREMË SY PËR SY! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen FALAS të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajttë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme!”-shkruan Rama.