Janë identifikuar dy shqiptarët që u ekzekutuan dje në Athinë në një atentat mafioz.
Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj e 44-vjeçarin Armando Ogranja.
Ata u qëlluan në pjesën e jashtme të një lokali në Nea Smyrni teksa ishin të ulur në tavolinë.
Një person i maskuar u afrua me shpejtësi pranë tyre dhe pasi nxorri pistoletën qëlloi me 5 plumba drejt tyre.
Një nga shqiptarët humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spital nga plagët e marra.
E plagosur nga të shtënat mbeti edhe një grua që ishte ulur në një tavolinë pranë viktimae.
Autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende nga policia, shkruajnë mediat greke e dyshohet se ai është vrasës me pagesë.