Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja për dosjen e blogerëve rusë, filmuan edhe repartin RENEA e vilat e qeveritarve në Dajt


Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me çështjen e pak muajve më parë në Uzinën e Gramshit, ku 2 rusë dhe një shtetas ukrainas tentuan të hynin brenda zonës ushtarake.

Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit, akuzohen se sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanËeb se këtyre shtetasve iu janë gjetur pamje filmike të marra përmes dronit apo dhe telefonave.

Mësohet se ditët e fundit të udhëtimit të tyre në Shqipëri tre të rinjtë kanë filmuar dhe dy objekte të rëndësisë së veçantë, si Reparti RENEA, pamje që u gjetën në aparatet fotografike.

Ajo çka mbetet e paqartë është se si këta 3 shtetas kanë ngritur dronin mbi një repart special, të rëndësisë së veçantë dhe nga ana tjetër ky mjet fluturimi nuk është pikasur.

Po ashtu Lala raporton se është duke u hetuar nëse turistët kanë pasur në fokus të filmimeve të tyre ndonjë efektiv të RENEA-s, apo programet e tyre stërvitore.

Ndër të tjera, janë filmuar dhe vilat e qeveritarëve në zonën e Dajtit. Sipas hetimeve të deritanishme, është konstatuar se tre të rinjtë për minua të tëra kanë filmuar çdo detaj nga vilat qeveritare, përmes droneve. Ky është hetim i vështirë, ndërsa vijon ende dokumentimi i ngjarjes.