Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e gomave në Vlorë, policia shoqëron 4 persona


Policia e Vlorës ka dhënë detaje rreth zjarrit të madh që përfshiu një vendgrumbullim me goma të përdorura, duke shkaktuar ndotje të madhe në gjithë qytetin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”.

Zjarri u shfaq pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh.

Policia ka shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje.