Një 62-vjeçar me iniciale A.M. është gjetur pa shenja jete në Tiranë.
Viktima është gjetur në rrugën ‘Sulejman Delvina’ ndërsa pas këqyrjes së trupit nuk janë gjetur shenja dhune.
Sipas policisë dyshohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak.
Njoftimi
“Më datë 20.12.2022, në rrugën “Sulejman Delvina”, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 62 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”