Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur për ekstradimin e shtetasit Liangbin Chen që kërkohet nga autoritetet kineze për mashtrim dhe vjedhje të 140 mln eurove.
Seanca gjyqësore u zhvillua ditën e sotme (20.12.2022). Gjykata e Apelit Tirane vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 805, date 13.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
37-vjeçari dyshohet se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh.
Chen ka hequr dore nga shtetësia kineze që nga viti 2018 dhe mban pasaporte kamboxhiane.
Chen mbahej në arrest shtëpie për shkak të problemeve shëndetësore. Ai kundërshtoi ekstradimin drejt Kinës.