Vendosni fjalën kyçe....

Google search regjistron trafikun më të lartë të të gjithë kohërave gjatë finales së Botërorit


Tifozët e futbollit kanë arritur rekordin e kontrolleve për azhurnimet e Kupës së Botës FIFA 2022 të dielën – deklaroi CEO i kompanisë, Sundar Pichai.

Miliona njerëz shpërthyen në gëzim, kur Argjentina fitoi titullin e tretë botëror, duke mundur Francën 4-2 në ndeshjen e finales.

Sundar Pichai deklaroi se të dielën, “kërkimi” regjistroi trafikun më të lartë të 25 viteve të fundit. Duket se e gjithë bota të ishte duke kërkuar vetëm një gjë në internet.

“Kërkimi regjistroi trafikun më të lartë të 25 viteve gjatë finales së #FIFAWorldCup, dukej se e gjithë bota po kërkonte vetëm një gjë” – shkroi në Twitter CEO i Google.

Me funksionet e kërkimit të azhurnuara para Kupës së Botës, Google e bëri më të thjeshtë ndjekjen e ndeshjeve për përdoruesit.

Duke kërkuar “Kupa e Botës”, për shembull, u shfaq një sesion i dedikuar sipër, me një listë të ndeshjeve që do të luheshin, duke përfshirë datat dhe orën lokale.

Në këtë mënyrë, Google u shndërrua në një qendër informacioni gjatë finales, e cila ishte më e mira në historinë e FIFA-s. Me rekordet e thyera tashmë në ndeshjet e fazës së grupeve dhe një të tetave, ka shumë të ngjarë që të jetë finalja më e ndjekur në histori, sapo të publikohen të të dhënat.

Sipas Pichai, ndeshja finale e Kupës së Botës FIFA 2022 mes Argjentinës dhe Francës “është një nga ndeshjet më të mëdha të të gjitha kohërave”. AI i vlerësoi të dyja skuadrat për paraqitjen e tyre gjatë ndeshjes.

Ndeshja pati një kuptim të veçantë, pasi ishte e fundit për Lionel Messi në Kupën e Botës. Superylli argjentinas, është më së fundi, një kampion i Kupës së Botës.