Një tjetër incident ka ndodhur në Veri të Kosovës. Siç bëjnë me dije mediet lokale, pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të të një ekipi televiziv në Lagjen e Boshnjakëve në veri, ku në afërsi gjendej edhe një veturë e Policisë së Kosovës.
Sipas tëvë1, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm.
“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes.”- ka thënë gazetari i televizionit që ishte pjesë e ekipit.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga ky incident.