Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Fierit/ Kryemadhi: Kokat e skemës jashtë dosjes, Altin Dumani s’ndryshon gjë


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me hetimet për inceneratorin e Fierit.

Ndërsa në gjykatë janë 21 të pandehur lidhur me këtë aferë, mes tyre Lefter Koka dhe Alqi Bllako, Kryemadhi thotë se “kokat e skemës” kanë mbetur jashtë dosjes së SPAK-ut.

“Bllako e Koka janë propozuesit e veprës penale, por ata që kanë kryer veprën penale janë lënë jashtë dosjes. Qesharak dhe të pabesueshëm e bën këtë proces lënia jashtë e njerëzve që janë të lidhur drejtpërdrejt me Edi Ramën dhe PS-në.”-tha Kryemadhi gjatë një interviste në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv.

Kryemadhi deklaroi se inceneratorët janë pika kryesore për të vërtetuar nëse Reforma në Drejtësi do jetë realiste dhe e suksesshme.

E pyetur nga gazetarja nëse kjo çështje mund të trajtohet ndryshe me kreun e sapo emëruar të SPAK-ut, Altin Dumani, Kryemadhi nuk ndau këtë mendim.

“Nuk mendoj se do të ketë një ndryshim të jashtëzakonshëm. Për të vetmen arsye sepse prokurorët e ccështjes janë ata të cilët… mendoj që historia dhe loja që u bë me kreun e SPAK-ut, ishte një lojë politike për të larguar vëmendjen nga problematikat që ka pasur Shqipëria. Një, për të larguar vëmendjen nga problematika që ishte me Call Centerat, me arrestimet që u bënë nga Policia spanjolle të njerëzve të lidhur afër me familjarë të kryeministrit, për të larguar vëmendjen nga shembja e pallateve qoftë tek Myslym Keta apo Kombinati, apo te 5 Maji ku hapet rruga e ndërtimit të Pallateve të klientëve të kryetarit të bashkisë. U krijua një alibi e tillë sikur kishte një debat për ccështjen e kreut të SPAK-ut, ku për hir të së vërtetës kreu i SPAK-ut, me vetë ligjin që kemi bërë me reformën në Drejtësi nuk është gjë tjetër veccse një administrator, pra u politizua në mënyrë të tillë për të larguar vëmendjen nga dy problematika të mëdha.”- tha Kryemadhi.