Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është kundër kandidaturës së Ardian Dvoranit për anëtarësinë në Gjykatën Kushtetuese.
Në një postim në “Twitter”, Bardhi shkruan se kandidatura e Dvoranit është e papranueshme për opozitën dhe se Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste.
“Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste. Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për çdo opozitar! Meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.”– shkruan Bardhi.