Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka ironizuar qëndrimet në mediet perëndimore duke “pranuar” se ai dhe lideri rus Vladimir Putin janë njerëzit “më të dëmshëm dhe më toksikë në këtë planet”.
Siç shkruam Daily Mail, dyshja mbajtën një samit dje mes spekulimeve se lideri i Kremlinit do të detyrojë atë të Minskut t’i bashkohet luftës së tij në Ukrainë.
Deri më tani, Lukashenko i ka rezistuar të qenit pjesë e luftës.
Por në një videoklip, Lukashenko e pikturoi veten dhe Putinin si agresorë.
“E dini, ne të dy jemi bashkëagresorë.”- u shpreh ai.
‘Njerëzit më të dëmshëm dhe toksikë në këtë planet. Kemi vetëm një mosmarrëveshje – kush është më toksiku? Vladimiri thotë se jam unë. Unë tashmë kam filluar të mendoj se është ai.”- tha Lukashenko para gazetarëve duke shtuar: “Epo, ne vendosëm që të dy jemi njëlloj toksikë. Kjo është e gjitha”.
“Dhe nëse dikush sot mendon të na copëtojë, të na ndajë me forcë… ata nuk do ia dalin”.
Putini buzëqeshi me komentet e Lukashenkos.