Vendosni fjalën kyçe....

“Me Kupën e Botës në duar” – Fotokolazhi i Messit bëhet postimi me më shumë “like” në Instagram


Një fotogaleri e Lionel Messit që feston fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës është bërë postimi më i pëlqyer ndonjëherë në Instagram.

Futbollisti i cili udhëhoqi ekipin e tij drejt triumfit të parë të Kupës së Botës në 36 vjet, mori më shumë se 60 milionë pëlqime për koleksionin e tij të fotografive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Ai i publikoi këto foto në Instagram, pasi Argjentina mundi Francën me penallti në finalen e Kupës së Botës të së dielës në Katar.

Postimi i Messit në Instagram mori mbi një milion më shumë pëlqime sesa fotoja e vezës që mbante rekordin me mbi 57 milionë pëlqime. Po çfarë kishte kjo vezë që paska marrë kaq shumë pëlqime do thoni ju? Veza u bë virale nga kritikët e Kylie Jenner që kërkonin të thyenin rekordin e shënuar prej saj në vitin 2018, ku nxori një foto të vajzës së saj Stormi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Egg Gang 🌎 (@world_record_egg)