Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë zgjedh krerët e Komisionit të Transportit e Komisionit të Shëndetësisë


Partia e Lirisë ka zgjedhur kryetarët e Komisionit të Shëndetësisë dhe të Transportit e Infrastrukturës.

Komisioni i Shëndetësisë do drejtohet nga Dr. Artan Distafa. Distafa punon si mjek ortoped që prej vitit 1993 në Spitalin e Traumës ndërsa prej vitit 2017 shërben si Shef i Shërbimit të Klinikës Ortopedike 3 në Tiranë.

Ai ka mbajtur role drejtuese në shëndetësi, ku në vitet 2013-2017 ka shërbyer si nëndrejtor teknik në Spitalin e Traumës.

Komisioni i Transportit do drejtohet nga nxhinieri Redi Berberi. Ai është diplomuar në vitin 2004 në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën Inxhinieri Ndërtimi.

Gjatë karrierës së tij në administratë Berberi ka mbajtur disa poste si shef në Drejtorinë e Mirëmbajtjes, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, drejtor i Drejtorisë së Tiranës, pranë Entit Kombëtar të Banesave, këshilltar i ministrit të Transportit e drejtor i Drejtorisë së Politikave të Transportit.