Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja e ka vënë veten e Rusinë ‘në prag të përplasjes së drejtpërdrejtë’ – Zakharova


‘Politika e rrezikshme e dritëshkurtër’ e Uashingtonit e ka vënë atë ‘në prag të një përplasjeje të drejtpërdrejtë’ me Moskën, tha të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke iu përgjigjur zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price, i cili fajësoi Rusinë javën e kaluar për tensionimin e marrëdhënieve dhe se ato janë ‘të paqëndrueshme e të paparashikueshme’.

Moska është përpjekur për t’i bërë marrëdhëniet me SHBA-në të qëndrueshme dhe të parashikueshme, edhe pse Uashingtoni nxit tensionet, shtoi Zakharova.

“Është dëshira e SHBA-së për të ruajtur hegjemoninë amerikane me çdo kusht si dhe mosgatishmëria e saj arrogante për t’u përfshirë në një bisedë serioze mbi garancitë e sigurisë që çuan në krizën e tanishme.” – tha zëdhënësja.

Rusia po i bën thirrje administratës së presidentit amerikan Joe Biden që të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm, tha Zakharova, duke shtuar se Moska ende dëshiron të zbusë tensionet dhe është e hapur për të biseduar me SHBA në nivele të ndryshme.

Megjithatë, SHBA po gënjen hapur për mbajtjen e kontakteve me Rusinë, pohoi Zakharova.

Javën e kaluar, Price tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken mban ende kontakte me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Zakharova e quajti deklaratën një ‘gënjeshtër banale’, duke shtuar se hera e fundit që dy diplomatët folën ishte 29 korriku.