Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët përdorin superkompjuterin për të llogaritur të ardhmen e jetës në Tokë


Ndotja, ndryshimi i klimës dhe varfërimi i burimeve mund të çojnë në zhdukjen e deri 27% të jetës së kafshëve në botë, ka pohuar një dokument i ri. Studimi përdori një superkompjuter për të përcaktuar se si zinxhirët e ndërvarur ushqimorë mund të prishen në dekadat e ardhshme.

I publikuar e i autorizuar nga shkencëtari i Komisionit Evropian, Giovanni Strona dhe profesori Corey Bradshaë i Universitetit Flinders në Australi, studimi prezantoi një seri skenarësh gjithnjë e më të zymtë. Studiuesit pohuan se madhësia e zhdukjeve të ardhshme do varet kryesisht nga sasia e karbonit që njerëzimi lëshon gjatë shekullit të ardhshëm.

Një skenar i rastit më të mirë do shihte që ekosistemet të humbnin 6% të specieve të tyre vertebrore deri në vitin 2050 dhe 13% deri në vitin 2100, pretenduan ata, ndërsa një rezultat i rastit më të keq do shihte 10.8% të vertebrorëve të zhdukeshin deri në vitin 2050 dhe 27% të eliminoheshin deri në vitin 210.

Shkencëtarët arritën këtë shifër duke krijuar një ‘tokë virtuale’, të populluar nga më shumë se 15,000 ‘rrjete ushqimore’ – marrëdhënie të ndërlikuara të bimëve, pjalmuesve, grabitqarëve, gjahut dhe parazitëve. Me këto specie të varura nga njëra-tjetra për ushqim, humbja e njërës mund të çojë në shembjen e një ekosistemi të tërë.

Një superkompjuter i llogariti këto marrëdhënie në një nivel global, plotësoi të dhënat e munguara me specie imagjinare dhe simuloi efektet e ndryshimit të klimës në këtë botë virtuale. Kompjuteri gjithashtu llogariti ndikimin e mbishfrytëzimit të burimeve, ndryshimet në përdorimin e tokës dhe migrimin e specieve.

Megjithatë, studiuesit pranuan se duke qenë se bazohet në një version imagjinar të planetit tonë, modeli i tyre ‘nuk mund të parashikojë të ardhmen e Tokës’ me saktësi të plotë. Në vend të kësaj, ai përshkruan një të ardhme ‘realiste’ në një ‘tokë ekologjikisht të besueshme’.