Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me Turqinë për blerjen e tre dronëve ‘Bayraktar’, Rama: Po sjellim teknologjinë më të mirë


Shqipëria e Turqia kanë nënshkruar sot marrëveshjen për blerjen e tre dronëve ‘Bayraktar’ nga Ankaraja.

Kryeministri Rama tha gjatë ceremonisë për nënshkrimin e marrëveshjes se dronët se Shqipëria është krenare që është pjesë e NATO-s dhe për partneritetin strategjik me Turqinë.  

Kreu i qeverisë tha se marrëveshja përfshin edhe stërvitjen e më shumë se 30 personave, të cilët do zgjidhen me ndihmën e kompanisë turke e do përgatiten për të drejtuar qendrën e kontrollit në bazën ajrore të Kuçovës.

“Të gjithë ne e dimë se kur vjen fala për mjete pa pilot, dronet nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh, radhë, sepse radha është shumë e gjatë dhe nga ana tjetër është fati të jesh në anë e duhur. Krenar që jemi të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, NATO-s dhe në të njëjtën kohë të jemi të rreshtuar në një partneritet strategjik mes nesh dhe Turqisë. Marrëdhënie e natyrshme e ndërtuar ndër vite, sot është në pikën më të mirë. Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë ‘Bayraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë bajraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës.” – tha Rama.

Ministri i Mbrojtjes Peleshi tha se dronët do përdoren për operacionet e emergjencave civile si dhe për kontrollin e territorit.

“Gjatë operacioneve të Emergjencave Civile dhe operacioneve në ndihmë të komunitetit, dronët Bayraktar do jenë një ndihmë e rëndësishme. Kemi bërë të mundura investime konkrete në blerjen e aseteve të rëndësishme për Forcat e Armatosura. 2023 do të jetë viti që do blejmë flotën. Është viti ku me shpresë do kemi kapacitetet e reja. Do e nisim me një flotë të vogël. Janë shumë përdorimshme. Kemi pasur diskutim konstruktiv me Bayraktarin për këtë ngjarje të veçantë dhe për marrëveshjen që do të nënshkruhet sot. Ndoshta në te ardhmen edhe do të kemi transferim të disa teknologjive të Bayraktar këtu. Falenderoj Turqinë që bëri të mundur këtë projekt.” – tha Peleshi.