Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për ankimimin e grupit të Alibeajt për statutin e PD-së, Gjykata pranon kërkesën e avokatit


Ditën e sotme  (20 dhjetor 2022) u zhvillua seanca për ankimimin e grupit të Alibeajt për ndryshimet statuore në Partinë Demokratike.

Në këtë seancë u kërkua regjistrimi në një vendim i dy Kuvendeve të PD, atij të korrikut dhe Kuvendit të dhjetorit.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e avokatit të grupit të Alibeajt ka kërkuar t’i jepet kohë 2 ose 3 ditë, për t’u njohur me aktet.

Ndërkohë Gjykata e Apelit Tiranë me vendim të ndërmjetëm vendosi të pranojë kërkesën dhe të shtyjë seancën. Seanca është shtyrë për në datën 22.12.2022 në orën 19:00.