Spinaqi toksik ka shkaktuar një alarm urgjent shëndetësor në Australi, pasi njerëzit që e kanë konsumuar kanë pësuar sëmundje të rënda dhe halucinacione.
Sicc shkruan BBC, nëntë persona kanë pasur nevojë për kujdes mjekësor pasi kanë ngrënë spinaqin e vogël të “Riviera Farms” nga Costco.
Autoritetet shëndetësore thonë se simptomat e tyre përfshijne gjithashtu: delirium, rrahje të mprehta të zemrës dhe shikim të paqartë.
“Riviera Farms” thotë se beson se spinaqi ishte kontaminuar nga barërat e këqija, por asnjë produkt tjetër nuk është prekur.
Autoritetet shëndetësore nxitën këdo që ka përjetuar ndonjë simptomë të pazakontë pasi ka ngrënë spinaqin, që të kërkojë menjëherë kujdesin spitalor.
“Askush nuk ka vdekur, kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë dhe shpresojmë që të mbetet kështu, por këta njerëz janë mjaft të sëmurë… deri në pikën e halucinacioneve të theksuara, ku po shohin gjëra që nuk janë atje.”– tha Dr. Darren Roberts, nga Qendra e Informacionit të Helmimeve të shtetit.
Siç raportojnë mediet australiane, të paktën 62 njerëz kanë kërkuar kujdes mjekësor pasi konsumuan këtë lloj spinaqi në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria.
NSW Health tha sot se 164 njerëz në shtet kanë raportuar simptoma pasi kanë ngrënë spinaq. Të paktën 42 prej tyre kanë kërkuar kujdes mjekësor.
“NSW Health këshillon që produktet e tërhequra nuk janë të sigurta për t’u konsumuar dhe njerëzit që kanë blerë këto produkte të tërhequra duhet t’i hedhin jashtë ose t’i kthejnë në vendin e blerjes për një rimbursim të plotë.”– tha NSW Health në një deklaratë.