Vendosni fjalën kyçe....

Theu masën e arrestit për vjedhje e akuzohet për katër vjedhje të tjera, pranga 39-vjeçarit në Sarandë


Një 39-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi akuzohet oër disa vjedhje në qytetin bregdetar.

Andon Qurku kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’ për të njëjtën vepër penale e vijonte veprimtarinë.

Ai akuzohet për të paktën katër vjedhje në dyqane e banesa.

Njoftimi

“Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe kreu 4 herë të tjera të njëjtën vepër penale, vihet në pranga 39-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që thyente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. Q., 39 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se gjatë muajt dhjetor ka vjedhur: disa bizhuteri me vlerë në banesën e shtetases O. H., sende me vlerë në banesën e shtetasit A. Z., një shumë lekësh në dyqanin e shtetasit F. Zh. dhe orendi shtëpiake në banesën e shtetasit N. Ç. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”