Çmimi i naftës në vend është ulur me 3 lekë krahasuar me ditët e fundit.
Nga sot ai do shitet me 199 lekë për litër nga 202 që ka qenë. Benzina është ulur me 1 lek e do shitet me 177 lekë për litër.
Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar e ai do tregohet me 71 lekëpër litër.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga Bordi i Transparencës.