Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në takimin me pedagogë: Rama goditi lirinë akademike, tentoi të caktonte rektorin e UT-së me bandën më të rrezikshme të Tiranës


Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me pedagogë dhe arsimtarë dhe intelektualë.

Gjatë bisedës me ta, Berisha u shpreh se nën drejtimin e qeverisë socialisgte u dëmtua liria akademike.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama arriti deri aty sa të caktonte vetë rektorin e Universitetit të Tiranës përmes bandave më të rrezikshme. Një akt që sipas Berishës, u shoqërua me rënien dramatike të buxhetit për kërkimin shkencor.

 Në një nga aktet më të papërgjegjshme por dhe më dëmtuese u godit liria akademike, kushti i të gjitha kushteve që një universitet të funksionojë dhe të përmbushë misionin e tij. Shprehja e goditjes së lirisë akademike janë të shumta por ato kulmuan kur Rama vendosi të caktojë me bandën më të rrezikshme të kryeqytetit rektorin e universitetit. Kjo nuk ka ndodhur askund gjatë 3 mijë viteve të fundit. Ky akt dëshmonte se cili është koncepti i tij për universitetin. Ky akt nuk ishte i shkëputur, ishte i shoqëruar me vendosjen e komisarëve në bordet e universiteteve. Ky akt u shoqërua nga bllokimi i gradave shkencore në universitetet publike. Vendim që solli ndërprerjen e veprimtarisë shkencore të këtyre institucioneve, të asaj që i jepte oksigjen universitetit. Ky akt u shënua me rënien dramatike të buxhetit për kërkimin shkencor. Shqipëria ka një buxhet për kërkimin shkencor 10 herë më të ulët se sa mesatarja e BE-së.”– tha Berisha.