Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e PD-së gati përplasen fizikisht me njëri-tjetrin


Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me tone të forta në Kuvend.

Kanë qenë deputetët Enkelejd Alibeaj dhe deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, të cilët kanë patën një debat të tensionuar.

Shkak u bë largimi nga grupi parlamentar i PD të tre deputetëve të PD, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe vetë Luan Baçit.

Tensionet mes tyre për pak sa nuk u përshkallëzuan në përplasje fizike.

Baçi u shpreh se Alibeaj i shërben Ramës, ndërkohë në debat u përfshi edhe Gazment Bardhi.

Ishte deputetja Dhurata Çupi, ajo që qetësoi situatën, e cila u fut ne mesin e dy deputetëve dhe nuk lejoi që situate të agravonte në përplasje fizike.