Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë 24-vjeçari në Durrës


Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen paraditen e sotme në Durrës.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të një kabine elektrike në nr.14 të qytetit bregdetar.

I riu me inicialet A. D., dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.”– thuhet në njoftim.