Gjermania e Polonia kanë kërkuar dërgesa të naftës në tubacione nga Rusia për vitin 2023, tha kreu i furnizuesit shtetëror të naftës Transneft, Nikolay Tokarev.
Të dy vendet kishin thënë më parë se do hiqnin dorë nga furnizimet e naftës ruse nga tubacionet deri në fund të vitit.
Sipas Tokarev, Varshava pret të marrë 360,000 ton naftë ruse këtë dhjetor dhe 3 milionë ton më shumë në vitin 2023. Ai shtoi se Berlini ka bërë një porosi edhe për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, por nuk specifikoi vëllimin e kërkuar.
Në nëntor, dolën raporte se Polonia synonte të nxiste sanksione të BE-së kundër transportuesit verior të tubacionit Druzhba, përmes të cilit Polonia e Gjermania marrin naftën ruse. Rafineri më i madh i naftës në Poloni, Orlen, ka një kontratë me Transneft për 200,000 ton naftë në muaj, e cila skadon në dhjetor 2024. Më herët këtë vit, Berlini tha gjithashtu se do ndalonte blerjen e naftës nëpërmjet Druzhba më 31 dhjetor.
“Ata njoftuan se nuk do merrnin naftë nga Rusia që nga 1 janari. Megjithatë, ne kemi marrë tashmë kërkesa për ta pompuar atë përmes tubacionit Druzhba nga Polonia dhe Gjermania vitin e ardhshëm,” tha Tokarev, shkruan Reuters.
Megjithatë pak pas deklaratës së Tokarev, një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Ekonomisë, që citohet nga Bloomberg, ka hedhur poshtë pretendimin e shefit të Transneft, duke pohuar se Gjermania nuk do porosisin me naftë bruto ruse nga janari 2023.
Ajo theksoi se këto furnizime do zëvendësoheshin me naftë nga Kazakistani, megjithëse marrëveshja nuk është përmbyllur ende, shton Bloomberg.
“Raportet se Gjermania kishte porositur naftë bruto ruse janë të rreme. Kompanitë e naftësnë rafineritë Leuna dhe Schëedt nuk do porosisin më naftë bruto ruse në vitin e ri.” – tha zëdhënësja e ministrisë gjermane.
Embargoja e BE-së ndaj naftës ruse, e cila hyri në fuqi më 5 dhjetor, nuk zbatohet për tubacionin Druzhba, duke synuar vetëm dërgesat në det. Pjesa jugore e tubacionit dërgon naftë në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari, të cilat varen shumë nga furnizimet ruse.
Shënim i editorit:
Ky shkrim u përditësua dhe u pasurua pas një korrespondence me organizatën Faktoje.al, partnere zyrtare e Facebook.
Në tekstin e shkrimit u reflektua dhe përgënjështrimi zyrtar i palës gjermane, u shtua deklarata e ministres gjermane, si dhe u reflektua në titull jehona e këtij përgënjeshtrimi.