Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania pezullon blerjen e mjeteve të blinduara, 18 copë u prishën në një stërvitje të vetme


Ushtria gjermane ka ndaluar çdo blerje të automjeteve luftarake të këmbësorisë Puma (IFV), të cilat janë goditur nga keqfunksionime të shumta, derisa ato të jenë plotësisht të përshtatshme për luftim, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Javën e kaluar, media gjermane raportoi se shumë Puma u prishën gjatë një stërvitjeje. Berlini pranoi se incidenti kishte ndodhur me të vërtetë, me Lambrecht që i përshkruan dështimet e fundit si ‘një pengesë e madhe’.

Ministrja tha se Gjermania nuk do blejë më ‘Puma’ derisa të dëshmohen se janë të besueshme, duke i quajtur kritikat e parlamentit për këtë çështje ‘krejtësisht të justifikuara’ dhe duke shtuar se ‘trupat tona duhet të jenë në gjendje të mbështeten në sistemet e armëve që janë të fuqishme dhe të qëndrueshme në luftime’.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi gjithashtu se ndërsa Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë së NATO-s (VJTF) nuk do merrte automjete krejt të reja, ato do zëvendësoheshin me IFV më të vjetra Marder, të cilat u futën në përdorim për herë të parë në vitet 1970 në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Javën e kaluar, revista gjermane Der Spiegel raportoi, duke cituar një dokument të brendshëm të Bundesëehr-it, se të 18 ‘Pumat’ që morën pjesë në stërvitje ishin bërë jofunksionale për shkak të defekteve të shumta teknike.

Kundërshtimi për të blerë mjetin e blinduar vjen pasi javën e kaluar media gjermane raportoi, duke cituar një dokument konfidencial të Lambrecht, se Bundesëehr nuk po përmbush detyrimet e saj të NATO-s për shkak të problemeve me artilerinë, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe pajisje të tjera.