Vendosni fjalën kyçe....

“Je një kukull politike” – Noka vijon flet pa leje dhe i bie me grusht foltores, Nikolla e paralajmëron me përjashtim


Deputeti Flamur Noka vijon të refuzojë të lirojë foltoren. Gjatë fjalës së tij që iu dha në një moment nga Lindita Nikolla ai tha se kryeparlamentarja ishte një “kukull”.

“Pika katër e rregullores thotë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit drejtuesi lexon listën e partive. A mund të më lexoni një nen rregullore apo vendim Kuvendi që ligjëron këtë paçavure? Kjo është Enkelejd Paçavure. Prano që je politikisht një kukull që të vijnë urdhra me qëllim likujdimin ne PD, për të keqpërdorni Alibeajn në shërbim të Ramës. Prano që me këto shkelje ti zonjë je një keqbërëse dhe nuk je fare një ligjvënëse. Pas kësaj nuk mund të rrish më në atë karrige. E pranuat që nuk ka asnjë pikë rregullore e Kushtetutë që të jep të drejtë ty bashkë me Enkelejd Paçavuren.” – tha Noka.

Nikolla më pas vijoi me rendin e ditës duke i dhënë fjalën ministres së Bujqësisë Frida Krifca.

Gjatë kohës që ministrja flet nga vendi i saj, Noka shkakton zhurmë duke i rënë me grusht foltores. Nikolla e ka paralajmëruar disa herë se do e përjashtojë.

“Zonja ministre, një moment ju lutem. Zoti Noka, ju kam dhënë paralajmërimin, vërejtjen, tërheqjen e vëmendjes, jeni në kushtet e përjashtimit nga seanca. Po ju paralajmëroj.”- tha Nikolla.