Dy gra ukrainase janë akuzuar për transport të paligjshëm të afro 12 kilogramëve ar, me vlerë 544,600 euro, njoftoi Radio Kombëtare Bullgare. Çështja u hap pasi dhjetëra pako me bizhuteri 14 karat u gjetën të ngjitura në trupat e tyre nën rroba.
Ndërsa gratë i kishin thënë sigurimit kufitar në pikën e kontrollit në Lesnoje se nuk kishin asgjë për të deklaruar, një kontroll nga autoritetet bullgare shpejt zbuloi gjithsej 30 pako, 15 për secilën grua, të mbështjella me shirit ngjitës dhe të siguruara me të brendshme elastike.
Dyshja po udhëtonin nga Turqia në Ukrainë përmes Bullgarisë të enjten me një autobus kur u ndaluan dhe u kontrolluan në kufi. Zyra e prokurorit të qarkut Yambol i mbajti ato deri në 72 orë, tha radiostacioni.
Dy diplomatë ukrainas u tërhoqën dhe u pushuan nga postet e tyre vitin e kaluar pasi u arrestuan me 16 kg ar në kufirin polak, së bashku me mbi 188,000 euro në valutë të huaj e mbi 8,000 pako cigare, me vlerë më shumë se 47,600 euro.
Kohët e fundit, Anastasia Kotvitska, gruaja e një ish-deputeti ukrainas, u akuzua në mars për mosdeklarim të afro 28.2 milionë eurove në para, 28 milionë dollarë e 1.3 milionë euro në euro, teksa u përpoq të kalonte kufirin për në Hungari.