Vendosni fjalën kyçe....

Përmirësohet 22-vjeçarja e dhunuar nga Kenia, nga spitali nëna e Xhois kërkon ndihmë për trajtimin e mëtejshëm mjekësor


Ruth, e ëma e 22-vjeçares nga Kenia e cila u gjend poshtë banesës së saj në Tiranë e rrahur ka treguar nëpërmjet një video gjendjen shëndetësore të vajzës së saj.

E ndodhur ende në spitalin e Traumës, e ëma e Xhois, tregon se shëndeti i vajzës së saj po përmirësohet por që është ende e pavetëdijshme.

Ruth bën apel për ndihmë të mëtejshmë pasi vajza e saj ka nevojë për trajtime mjekësore neurologjike.

Sot është 21 dhjetor 2022. Emri im është Ruth, jam mamaja e Xhois, ne jemi ende këtu. Sot doja tju jepja një përditësim në lidhje me disa raportime nga gazetarë se Xhoisa ka dalë nga koma. E vërteta është se Xhoisa është këtu me mua në spitalin e Traumës dhe ajo ka disa zhvillime dhe po përmirësohet. Ajo ende nuk është e përgjegjshme, ajo ende nuk është zgjuar. Ajo mban ende një tub dhe trakean nëpërmjet të cilit merr frymë, ajo ka ende kontraktime. Edhe këmbët i ka ende të kontraktuara. Ajo po bën shumë fizioterapi. Gjuri i saj i majtë ende nuk përthyhet plotësisht. Në përgjithësi ajo po përmirësohet, për shkak të ushqimit dhe fizioterapisë që është diçka e mirë. Ajo po merr nga pak peshë tani. Problemi është akoma me trurin. Ajo ka nevojë për kujdes neurologjik, për të cilin e kam kërkuar shpesh dhe unë dua ndihmën tuaj pasi mbledhja e fondeve po vijon ende. Unë ju falënderoj të gjithëve për të gjitha llojet e ndihmave që na keni dhënë deri më tani”-thotë mamaja e Xhoisës.