Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Godinës së vjetër të Teatrit i kisha shpallur “luftë” që kur isha ministër i Kulturës


Në nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, kryeministri Edi Rama kujton kur i shpalli “luftën” teatrit të vjetër. Ai tha se këtë “luftë” e kishte shpallur që në vitin 1998 kur ishte ministër kulture.

Rama tha se edhe pse shumë vonë, me këtë projekt Tirana ka kapërcyer pritshmëritë.

“Kur erdhi arkitekti i thashë, nuk e di nëse në jetën tendë ke pasur ndonjë përurim me polici. E ndërkohë, ajo që ka rëndësi e që është e bukura e kësaj skene është se perfekti i viteve 86 është këtu me ne. Nuk është në anën e atyre që donin të prishnin koncertin. S’kemi ç’bëjmë, kjo është historia bashkëkohore e zhvillimit të këtij vendi.

E kam menduar shumë herë, se pse komuniteti i teatrit, duke i lënë mënjanë ata që teatrin, stadiumin apo sheshin Skënderbe i kanë parë si platforma për të kërcyer shpatat politike. Por pse komuniteti? Pavarësisht bindjeve pulitke, kishin një mosbesim thuajse konsensual lidhur me këtë proces dhe lidhur me dëshirën dhe vullnetin për të ndërtuar më në fund një teatër të denjë. Mbase nuk arrij dot t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje, por besoj se një ndër arsyet është se për shumë kohë, komuniteti i teatrit kombëtar u pajtua me inercinë e të punuarit në kushtet shumë të vështira. E dekada, e dekada të tëra kaluan me zotime e premtime, por askush nuk u bë mbarë për të ndërtuar teatrin. Pastaj edhe paragjykimet në këtë kohë që ne jetojmë.

Ku kemi parë shumë skena, shqyerje të pronave, e pasurive pulitke, e vetvetiu u krijua një vetëmbrojtje. Më vjen mirë që të gjitha këto më në fund u fashitën. Ja kisha shpallur luftën asaj godinë që në 98 kur isha ministër kulture. Kur mendon që nga 98 nderi sot, mund të ishin hedhur hapat e nevojshëm, realisht ka kaluar shumë kohë. Ky projekt shkon përtej një teatri kombëtar. Është një tjetër gur i çmuar në një gjerdan veprash që e kanë nxjerrë Tiranës jashtë vetes.”- tha Rama.

Kryeministri deklaroi se godina e re do të jenë në nivel europian dhe do të organizohen aktivitete ndërkombëtare.

Rama foli dhe në një prononcim për mediat pasi përfundoi fjalën e tij në përurimin e teatrit.

“Do ndërtojmë një teatër që do jetë më i bukuri në rajonin tonë. Njëlloj si stadiumi. S’do jetë vetëm një hapësire brenda për brenda por e gatshme për koncerte ndërkombëtare, festivale etj. Sepse fëmijët meritojnë më tepër se shfaqet që marrin sot, që s’kanë lidhje me kohën.”- tha Rama.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e detit dhe akuzat e opozitës, Rama u shpreh se: “Janë të lirë njerëzit të fantazojnë në çdo gjë që ju vjen nëpër mend, mjaftojnë ti bëjnë në formë paqësore. Nga pikëpamja tjetër kush do qash, kush do qesh kushdo ju përshëndet si unë.”