Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar të komentojë mbi zbulimet e fundit nga ‘Dosjet Twitter’, të cilat duket se tregojnë se FBI ishte përfshirë në një fushatë për të diskredituar raportimin mbi laptopin e Hunter Biden dhe për ta anuluar historinë pas publikimit.
“Unë thjesht do t’ju referoj te FBI-ja për këtë gjë. Unë nuk komentoj nga këtu për këtë,” tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre gjatë një konference, kur u pyet për akuzat.
Djali i presidentit të tanishëm e kandidatit të atëhershëm Joe Biden harroi laptopin e tij në një dyqan riparimi në Delaëare, pronari i të cilit më vonë u thirr nga FBI për ta tërhequr atë.
Megjithatë, ai bëri një kopje të informacionit që ndodhej brenda pajisjes, e cila më pas iu dorëzua Neë York Post gjatë fushatës zgjedhore 2020.
Kur NY Post publikoi një histori në lidhje me shkeljet e mundshme të Hunter Biden, Twitter ndaloi shkurtimisht përdoruesit ta shpërndanin atë në platformë.
Sipas autorit Michael Shellenberger, të cilit iu dha qasje në komunikimet e brendshme të Twitter nga pronari i saj i ri, Elon Musk, FBI ‘i përgatiti’ drejtuesit e kompanisë që ta trajtonin lajmin si një operacion hakerimi nga ‘aktorë keqdashës’.
FBI-ja dërgoi paralajmërime te Twitter në lidhje me kërcënimet e operacioneve të ndikimit të huaj në mes të zgjedhjeve të vitit 2020, raportoi Shellenberger.
Ish-këshilltari i përgjithshëm i FBI-së Jim Baker, i cili ishte një figurë e shquar në sagën ‘Russiagate’, këmbënguli vazhdimisht se ‘materialet e Hunter Biden ishin ose të falsifikuara, ose të hakuara ose të dyja, dhe një shkelje e politikës së Twitter-it’, tha Shellenberger.
Ai shtoi se duke marrë parasysh se sa kohë i ishte dashur FBI-së për të verifikuar vërtetësinë e laptopit, ishte ‘e paimagjinueshme’ që Baker të besonte se raportimi i New York Post nuk ishte legjitim.
FBI mori në posedim laptopin në dhjetor 2019, ndërsa Post e publikoi historinë në tetor 2020. Pjesa tjetër e ‘Dosjeve Twitter’ nga Shellenberger dhe gazetarët Matt Taibbi e Bari weiss shpjegoi se si komuniteti i inteligjencës amerikane punoi ngushtësisht me platformën për të censuruar historinë që qeveria amerikane e konsideroi ‘dezinformim’.