Ylli i Argjentinës Lionel Messi e shokët e tij të skuadrës për pak u përplasën me telat gjatë festimeve në Buenos Aires pas fitimit të Kupës së Botës në Katar tre ditë më parë.
Teksa po parakalonin me autobus përmes turmës gjigante, lojtarët që ishin hipur sipër kabinës së autobusit, për pak se nuk u përplasën me telat dhe vetëm reagimi i shpejtë shmangu incidentin.
Qindra mijëra tifozë të kombëtares argjentinase mbushën rrugët e kryeqytetit për të festuar bashkë me heronjtë e tyre trofeun e tretë në histori për Argjentinën.