Vendosni fjalën kyçe....

U përjashtua nga seanca, Noka del i shoqëruar nga kolegët: Ne na shohin si armiq


Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dalë i shoqëruar nga kolegët e tij demokratë pasi u përjashtua nga seanca e sotme plenare, për shkak se bllokoi foltoren e Kuvendit.

Në një video të filmuar nga LSA-ja, Baçi dëgjohet të thotë: “Shihemi si armiq, ne na ka zbuar partia jonë jo më…”

Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare, pas debateve të ashpra mes tij dhe Nikollës, por edhe deputetëve të grupimit të Enkelejd Alibeajt dhe të Sali Berishës.

Debatet nisën pasi Noka u ankua për përjashtimin e deputetëve të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së dhe caktimin e tyre si deputetë të pavarur.